Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) e ka publikuar një video mahnitëse nga përplasja mes Max Verstappenit dhe Lewis Hamiltonit në garën e fundjavës në Monza.
Videoja nga një kënd i ri ofron pamje 360 shkallë të aksidentit mes dy vozitësve në rrethin e 26-të të garës Italian Grand Prix.
A dramatic new angle on the Hamilton/Verstappen collision#ItalianGP ?? #F1 pic.twitter.com/PvN2KGUbbi
— Formula 1 (@F1) September 14, 2021
Beteja në Formula 1 mes liderit të kampionatit Max Verstappen dhe kampionit në fuqi Lewis Hamilton ka mundur të përfundonte me fatalitet për vozitësin britanik, pas përplasjes mes tyre të dielën.
Shtatë herë kampioni i botës, 36-vjeçar, u godit nga vozitësi i Red Bullit Verstappen por rrethi mbrojtës në kabinën e Mercedesit të Hamiltonit doli të ishte vendimtar.
Të dy vozitësit shpëtuan pa lëndime, por Hamilton është me fat pasi shumë lehtë ka mundur të pësonte rëndë nga ajo përplasje.
Përplasja ndodhi në rrethin e 26 të garës në Monza kur Verstappen po afrohej drejt një kthese me shpejtësi 362kmh.
Verstappen u përpoq ta kalonte Hamiltonin nga ana majtë, por doli nga pista dhe u përplas në britanikun.
Goma e djathtë e formulës së vozitësit holandez e goditi kabinën e formulës së Hamiltonit dhe britaniku shpëtoi vetëm falë rrethit të kabinës, përndryshe do të pësonte një goditje fatale në kokë.
Vlerësohet se Verstappen ishte ai që e shkaktoi përplasjen dhe si pasojë u dënua me tri pozita në garën e ardhshme në Rusi më 26 shtator.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër