Google ADS

Vidal u tregon drejtuesve të klubit kushtin e vetëm për largimin nga Barcelona

10:36 | 12 Prill 2020
Arbresh.info

Arturo Vidal është duke kaluar vitin e tij të dytë te Barcelona pas transferimit nga Bayern Munich.

Por edhe në afatin kalimtar veror të kaluar, edhe në janar edhe tani në verë për lojtarin nuk janë ndalë interesimet.

Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht kilianin te Interi dhe ky transferim mund të finalizohet në verë.

Vidal ka deklaruar gjithmonë se është i lumtur te Barcelona dhe se do t’i pëlqente të qëndronte.

Por ka qenë vet kiliani që i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se ka një kusht për tu larguar, në të kundërtën do të qëndroj në Camp Nou.

32-vjeçari u ka thënë drejtuesve të klubit se nëse e kanë ndërmend ta shesin atëherë ai do të largohej vetëm për ndonjë skuadër evropiane, pasi qëllimi i tij është të mbetet edhe për disa vite në Evropë.

Për lojtarin ka pasur oferta edhe nga Kina dhe MLS dhe kjo ka qenë arsyeja që ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që mos të pranojnë oferta të tilla.

Kërkesa e Vidal i ka hapur rrugë Interit për ta transferuar atë, por që lojtari mund të përdoret edhe si marrëveshje shkëmbimi me Lautaro Martinezin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme