Mbrojtësi spanjoll, Alex Vidal, është shumë afër transferimit në Roma.
Vidal ishte transferuar nga Sevilla në Barcelonë në vitin 2016, por nuk ka arritur të lë gjurmë në skuadrën kataluanse.
Agjenti Graziano Battistini, ka thënë se klienti i tij është duke e konsideruar kalimin te Giallorossët.
“Roma është Roma”, ka thënë ish portieri i Veronas për Romaneës.eu.
“Vidal është duke e konsideruar seriozisht ofertën e Romës”.
“Ka kontakte me Monchin, dhe jemi në fazën hapëse të bisedimeve”, ka thënë ai.
Vidal ka qenë i lidhur edhe me Interit dhe Sevillën, por mbrojtësi duket që mund të përfundojë te Roma.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi, e njeh shumë mirë lojtarin pasi që ishin së bashku te Sevilla. /arbresh.info/
Kaos a bashkëpunim? Dilema e Ballkanit Perëndimor
Angela Martini publikon portretin e ëmbël familjar me bashkë...
Policia gjermane arreston një libian, dyshohet se planifikoi...
Çeku dhe Todorov nesër nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpr...
Gresa dhe Arioni diskutojnë për fjalët fyese të Rrezartit
Shënoi gol spektakolar, Mario Mitaj ndër më të vlerësuarit t...