Arturo Vidal sërish ka thirrur skuadrën e tij Bayern Munich që të nënshkruajë me bashkëkombësin e tij, Alexis Sanchez.
Alexis është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kilit pasi shënoi ndaj Gjermanisë në Kupën e Konfederatave. Ai tash ka edhe vetëm një vit në kontratën e ti me Arsenal – çka ka refuzuar tërë vit që ta rinovojë atë, shkruan Sky Sports, transmeton Klan Kosova.
“Do të shohim nëse Alexis do të vijë”, ka thënë Vidal.
“Nuk e di ende”, ka vazhduar ai.
“E njoh atë shumë mirë, e di që është lojtar spektakolar. Me ardhjen e tij në Bayern do të përmirësoheshim shumë”, ka thënë Vidal.
Vidal insiston se Bayern Munich duhet të nisë bisedimet dhe të nënshkruajë me Sanchez.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...