Vidal refuzon ofertën më të madhe të Kinës për Interin

08:29 | 1 Nëntor 2019
Arbresh.info

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal thuhet se dëshiron transferimin te Interi në afatin e janarit.

Vidal u transferua nga Bayerni te Barcelona para dy sezonesh, por ka dështuar të zë një vend titullari.

Situata si zëvendësues nuk po i pëlqen aspak kilianit dhe ai po mendon largimin nga Camp Nou në afatin dimëror.

Klubet kineze, në veçanti Shanghai SIPG ka bërë gati ofertën për Vidalin, por lojtari e ka refuzuar këtë mundësi.

Sipas mediumit italian InterNews, ylli i Barcelonës është i gatshëm të heqë dorë nga kjo ofertë fitimprurëse për mundësinë për të luajtur për Interin shkruan Telegrafi.

Kiliani është i interesuar të punojë përsëri me Antonio Conten, ish-trajnerin e tij te Juventusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme