Arturo Vidal ka probleme të theksuara me alkoolin.
Tekniku i Kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli në një intervistë ka dhënë arsyet se përse Kili mbeti jashtë Botërorit. Sampaoli, i cili me herët ka drejtuar stolin e Kilit, ka folur në mënyrë të hapur dhe drejtëpërdrejtë, duke vënë gishtin tek fajtorët dhe njëri prej tyre është pikërsisht mesfushori i Bayernit të Mynihut, Arturo Vidal.
“Ka qenë një rast teksa po udhëtonin me avion dhe Vidal më kërkoi leje që pinte nje birrë, por më pas zbulova që ishte Whisky. Ai ka probleme të theksuara me alkoolin dhe nuk arrin dot të kontrollojë veten. Duhet të vizitohet tek ndonjë specialist. Kur vesh fanellën e Kombëtares duhet të sillesh si profesionist, ndërkohë tek Kili disi prej futbollistëve e kishin mendjen për të festuar nëpër lokale sesa tek Kombëtarja. Disa prej tyre vinin në gjëndje aq shumë të dehur sa e kishin të pamundur të bënin stërvitje.”
Sampaoli nuk kritikon vetëm Vidal për sjellje të gabuar, gjithashtu ai përmënd dhe sulmuesin Pinilla i tërhequr nga Kombëtarja e Kilit si dhe mesfushorin Medel, të cilët gjithashtu ka qenë problematik me raportin që ata kanë patur me alkoolin.
“Pinilla është një tjetër person që kujdesej vetëm për të festuar dhe abuzuar me alkoolin. Medel gjithashtu i cili edhe pse nuk pinte kishte dëshirë të kalonte më shumë kohë nëpër klube nate.”
Tekniku i Kombëtares Argjentinase më pas theksoi se edhe pse shiriti i kapitenit mbahet nga portieri Claudio Bravo skuadrën e drejton grupi i përbërë nga Jara, Vidal, Beausejour, Valdivia.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...