Mediat italiane raportojnë se mesfushori kilian, Arturo Vidal mund të bashkohet me Interin në afatin e janarit pas rënies së favorit në Bayern Munich.
Vidal është një dëshirë e vjetër e gjigantit italian dhe kjo nuk është më një befasi, pasi Nerazzurrët kanë tentuar disa herë ta transferojnë, por një gjë e tillë nuk është materializuar, pasi nuk është lëshuar nga Bavarezët.
Por, statusi i mesfushorit të Kilit në skuadrën e madhe nga Bundesliga thuhet se ka ndryshuar pas shkarkimit të italiani Carlo Ancelotti dhe emërimit të Jupp Heynckes si trajner.
Sipas Calcio News 24, kampionët gjermanë janë të lodhur nga mungesa e dukshme e profesionalizmit jashtë fushës së treguar nga mesfushori kilian.
Si i tillë, ata janë të gatshëm të lejojnë atë të largohet dhe ta gjejë një klub të ri në afatin kalimtar të janarit.
Sipas faqes italiane të lajmeve sportive, Nerazzurët janë ndër favoritët për të siguruar nënshkrimin e tij.
Interi raportoi gjithashtu se ishte i interesuar për Vidalin gjatë afatit të verës, i cili më parë luajti për rivalët e mëdhenj të tyre, Juventusin.
Ndryshe, Vidal është edhe në radarin e Arsenalit, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë rreth 50 milionë euro.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...