Vidal – Kimmich, e pabesueshme se çka u bisedua

11:23 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Gjermania e ka fituar turneun e Kupës së Konfederatave.

Arturo Vidal dhe Joshua Kimmich patën një zënkë gjatë finales së Kupës së Konfederatave, ku Gjermania mundi 1:0 Kilin.

Gjatë ndeshjes, dy lojtarët e Bayernit u përplasen ashpër mes vete, duke dhënë atë ndjesinë se nuk janë shok skuadre.

Pas ndeshjes, Vidal ka sqaruar rreth kësaj ngjarje, duke zbuluar se edhe çka i ka thënë gjatë asaj situate gjermanit të ri.

“I kam thënë të flas pak e të luaj shumë”, deklaroi fillimisht Vidal.

“Por gjithçka është në rregull, ne ishim të nxehur pak. Ne jemi ende miq”.

Deri të kjo finale, Gjermania erdhi pasi mposhti në gjysmëfinale Meksikën me rezultat të thellë. /Arbresh.info

Të ngjashme