Arturo Vidal është i hapur për t’iu bashkuar Interit në muajin janar, por një marrëveshje duhet të arrihet fillimisht me Bayern Munichun.
Nuk është hera e parë që kur reprezentuesi kilian kërkohet për rikthim në Itali, ku ai ka luajtur për Juventusin nga viti 2001 deri në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info.
‘Tuttomercatoweb’ raporton që largimi i Carlo Ancelottit dhe dëshira për një sfidë të re mund të shtyj Vidalin drejt largimit dhe ndoshta kjo mund të ndodhë në janar.
30-vjeçarit i është dhënë një sinjal paraprakisht rreth të ardhmes së tij, por tani Interi duhet të punoj për të arritur marrëveshje me Bayern Munichun dhe shpreson të marrë atë në formë huazimi me opsionin për të blerë atë më pas.
Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2019./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...