Interi s’do të qëndrojë duarkryq.
Duket se njëri prej Arturo Vidal dhe Christian Eriksen mund të përfundojë në Milano.
Drejtori sportive, Beppe Marotta, ka konfirmuar zytarisht se Vidal është objektiv i Interit, derisa dha sinjale se do të bëjnë gjithçka në këtë afat kalimtar edhe për mesfushorin e Tottenhamit.
“Do të bëjmë diçka, është moment i rëndësishëm dhe duam të vazhdojmë kështu”, tha Marotta.
“Vidal është njëri prej objektivave. Kurse sa për Eriksen, afati kalimtar mbyllet në fund të janarit”.
“Po punojmë shumë që të përmirësohemi , por për të shtuat më shumë kualitet në skuadër, duhen transferime të rëndësishme dhe për këtë është e vështirë”. /Gazeta Express/
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë