Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ka konfirmuar se do ishte i lumtur nëse do luante për Juventus-in nën urdhrat e Andrea Pirlo-s, derisa për trajnerin Antonio Conte, ka thënë se është më i miri.
Kiliani ndodhet në “Camp Nou”, por është në listën e të padëshiruarve të Ronald Koeman-it, transmeton portali arbresh.info.
Vidal ka pranuar se do ishte i lumtur nëse do luante nën urdhrat e Pirlo-s të “Bianconerët”.
“Është spektakulare që është bërë trajner i Juventus-it. Ishte i pabesueshëm si lojtar, e imagjinojë si trajner”.
“Pirlo është person i mrekullueshëm gjithashtu, mendoj se do bëhet trajner i mirë. Kaluam katër vite dhe fituam Scudetto katër herë, andaj nëse do me ftonte, do isha i lumtur”, deklaroi ai.
Tutjte, Vidal ka theksuar se Antonio Conte është trajneri më i mirë.
“Conte teknikisht është më i miri. Për të ardhmen jam i qetësuar, do shohim çfarë do ndodh. Jam mirë të Barcelona, por do shohim”, përfundoi ai.
Inter-i ka nisur bisedimet për transferimin e kilianit që disa javë./arbresh.info.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë