Google ADS

Vida nën hetime: Flaka i daltë Beogradit

15:53 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Videoja është postuar online pas fitores ndaj Rusisë, e cila e dërgoi Kroacinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku do të përballet me Anglinë.

29-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur për Dynamo Kiev në Ukrainë, veçse është paralajmëruar nga organi qeverisës i futbollit botëror për videon e kaluar.

Ligjet e FIFA-s i ndalojnë deklaratat politike të futbollistëve.

Kroacia dhe Anglia do të ndeshen të mërkurën në orën 20:00 në gjysmëfinale të Botërorit Rusia 2018.

Videoja e parë e Vidas nxiti reagime dhe kritika në Rusi, sepse fraza e përdorur nga ai ishte përdorur në të kaluarën nga politikanët anti-rusë në Ukrainë.

Vida, i cili shënoi gol në kohën shtesë kundër Rusisë dhe po ashtu penalltinë në ekzekutimin e penalltive, më pas kërkoi falje për videon, transmeton “Express”.

Por, edhe në videon e dytë të publikuar tani, ai mund të dëgjohet duke thënë “Flaka i daltë Beogradit”.

“FIFA është duke e shikuar këtë çështje”, ka thënë organi qeverisës i futbollit botëror në një komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme