Google ADS

Vida luajti me COVID-19 ndaj Turqisë, tani është infektuar Brozovic

23:37 | 13 Nëntor 2020
A. B.

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic ka rezultuar pozitiv me coronavirus gjatë detyrës me Kombëtaren e Kroacisë.

Domagoj Vida luajti me COVID-19 ndaj Turqisë, pasi testi i arriti pas pjesës së parë, ndërsa frika ishte e madhe që ai mund të ketë infektuar të tjerë.

31-vjeçari u izolua, por Kroacia e ka konfirmuar se Brozovic tani ka dalë pozitiv.

“Rezultatet e testeve treguan dy rezultate pozitive, një për anëtarin e ekipit kombëtar Marcelo Brozovic dhe një për anëtarin e stafit të ekipit kombëtar”.

“Të dy u izoluan menjëherë nga anëtarët e tjerë të ekipit kombëtar. Interi u informua për testin pozitiv”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme