Vazhdon të flitet në Itali për mundësinë që të ndërpritet tani kampionati pas përhapjes së coronavirusit.
Pandemia që ka kapluar botën ka shkaktuar dëme të mëdha në Itali, ku deri më tani në shtetin italian janë infektuar mbi 152 mijë persona derisa rreth 20 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA u ka bërë të qartë federatave se kampionatet duhet të mbarojnë.
Ndërkohë në Itali shumë klube kanë kërkuar anulimin e kampionatit ose ndërprerjen e menjëhershme të tij gjë që do të bënte Juventusin ta merrte scudetton.
Por legjenda italiane Gianluca Vialli ka thënë se Juventusi nuk do ta pranonte scudetton në tavolinë.
“Unë nuk do ta pranoja një scudetto në tavolinë dhe as Juventusi nuk e bënë një gjë të tillë”.
“Duhet të gjendet një mënyrë për të përfunduar sezoni, por nëse nuk ndodh kjo atëherë më mirë mos të caktohet fare kampioni”, deklaroi Vialli.
Legjenda italiane ka lavdëruar edhe futbollistët e Ligës Premier për solidaritetin e treguar duke mbledhur mjete për t’i dhuruar ato në qendrat që luftojnë coronavirusin.
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...