Ylli botëror, Xherdan Shaqiri është bërë me veturë të re së markës “Lamborghini Urus”.
Shaqiri është fotografuar në ambientet e kampit të Kombëtares së Zvicrës duke vozitur veturën e tij super luksoze.
Futbollisti shqiptar pëlqen veturat e shpejta, duke shpenzuar 200 mijë euro për “bishën e re”.
Shaqiri është i grumbulluar me Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit.
Anëtari i Liverpoolit është ndër futbollistët më të paguar në klubin anglez, pasi paga e tij sipas medieve angleze është rreth 150 mijë funta në javë.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”