Sebastian Vettel siguroi nisjen i pari në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hockenhaimit, ndërsa në konferencën për shtyp nuk e fshehu entuziazmin e tij.
Piloti i Ferrarit vlerësoi shumë gjendjen e makinës në këtë fundjavë, ndërsa tha se ndihet i lumtur që garon vetëm pak minuta larg shtëpisë së tij.
“Më vjen vërtetë mirë që vij për të garuar vetëm pak minuta larg vendit ku jam lindur dhe rritur. Makina ka qenë super dhe e kam ndjerë këtë që në fillim. Jam shumë i lumtur që vendosa këtë kohë mjaft të mirë dhe tani dua të mbajmë këtë ritëm edhe nesër në garë”, deklaroi Vettel.
Nëse gjermani i Ferarit dominoi në shtëpinë e tij, kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton u tërhoq që në xhiron e parë kualifikuese, për shkak të një problemi në Mercedesin e tij. Gjithsesi Vettel e konsideron një lajm aspak të mirë, atë që i ndodhi rivalit të tij dhe shprehu keqardhje.
“Ajo që i ndodhi Lewis, është diçka që nuk ia uroj asnjë piloti, ndaj më vjen vërtetë shumë keq. është një mëkat, e them vërtetë”, tha piloti gjerman i kokëkuqes./tch
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...
Trepça luan sonte sfidën e radhës në Fiba Europe Cup