Pas vendit të katërt në garën e fundit në Barcelonë, te Ferrari dëshira për t’u hakmarrë dhe rikthyer te fitorja është e madhe.
Piloti gjerman Sebastian Vettel kërkon që në garën e radhës në Montekarlo të marrë 25 pikë të plota dhe të rihapë betejën për titullin kampion në Formula 1.
“Në Spanjë, makina Mercedes ishte më e shpejtë dhe fitoi me meritë, por në Montekarlo do të kemi në dispozicion disa risi, që mund ta ndryshojnë sërish rrjedhën e ngjarjeve. Nuk duam të humbasim pikë dhe terren ndaj rivalëve, ndaj po punojmë për të qenë gjithnjë në majë”, tha Vettel.
Piloti gjerman i “kokëkuqes” shprehet se rezultatet e dy garave të fundit nuk janë aspak të merituara dhe se Ferrari meriton një pozicion tjetër, pasi është një makinë që ka shkruar historinë.
“Unë jam optimist në prag të garës së Montekarlos, por të presim garën për të folur. Gomat në Montekarlo, që na penalizuan në Spanjë, këtë herë do të jetë më të buta. Unë shpresoj që surprizat që kemi përgatitur të na japin rezultat dhe të rikthehemi të fitorja për të ngushtuar diferencën me Hamilton dhe Mercedes”, deklaroi Sebastian Vettel.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...