Vettel – Hamilton, Mercedes krijon “ekipin e ëndrrave” në F1

23:35 | 13 Maj 2020
Arditë Shkodra

Mercedes po konsideron të angazhimin e Sebastian Vettel, që së bashku me Lewis Hamilton, të krijojnë dyshen më të dekoruar në historinë e Formula 1.

Vettel dhe Hamilton, së bashku kanë fituar 10 kampionate të Formula 1, dhe ideja për t’i bëjë bashkë ka ardhur pas njoftimit të ditës së martë se gjermani do të largohej nga Ferrari në fund të vitit.

Edhe pse është e paqartë për momentin nëse Vettel, 32 vjeçar, do të dalë në pension në fund të vitit apo do të kërkojë një kontratë përfundimtare diku tjetër, ai vazhdon të lidhet me një kalim te Mercedes, si një alternativë e Valtteri Bottas.

Sebastian Vettel, është garuesi më i ri që ka fituar titull në Formula 1, duke e bërë atë në moshën 23 vjeçare.

Ai gjithsej ka fituar katër tituj të Formula 1, duke u konsideruar në mesin e më të mirëve në histori të këtij sporti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme