Andrea Barzagli dhe Giorgio Chiellini do të nënshkruajnë të dy kontrata të reja te Juventusi.
Të dy lojtarët do të mbeten pa kontrata më 30 qershor, por asnjëherë duket se nuk ka dëshirë të largohet gjatë verës nga “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
‘Tuttosport‘ raporton që Chiellini ka rënë dakord për të rinovuar kontratë duke e vazhduar për më shumë se një vit, gjë që do të prezantohet zyrtarisht brenda ditëve të ardhshme.
33-vjeçari dëshiron t’i jap fund karrierës së tij në Turin dhe “Zonja e Vjetër” është e gatshme për t’ia plotësuar dëshirën.
Ndërkohë, për 36-vjeçarin Andrea Barzagli do të ketë rinovim të kontratës për një vit duke e mbajtur atë në klub përtej ditëlindjes së tij të 38 më 8 maj të vitit 2019./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë