Veteranët e Flamurtarit dhe veteranët e Prishtinës janë takuar sërish në ndeshjen që shënon përballjen e tyre të parë në futbollin e pavarur të Kosovës.
13 shtatori është një nga datat më të rëndësishme të futbollit të Kosovës, pasi në këtë datë në vitin 1991, me ndeshjen ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, u finalizua misioni i shumë njerëzve guximtar të futbollit në Kosovës, duke filluar kampionati i parë i Republikës së Kosovës.
Në atë periudhë të okupimit nga Serbia, futbolli ishte një segment i rëndësishëm i rezistencës ndaj armikut, por edhe mision i shtetndërtimit.
30 vjet më vonë disa prej lojtarëve dhe zyrtarëve që ishin pjesë e asaj ndeshje, zbritën sërish në fushën e Flamurtarit për ta rikujtuar atë ditë historike.
Të pranishëm krahas emrave të shumtë të futbollit ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Kësaj radhe shumë më të mirë e më produktiv në lojë u treguan veteranët e Flamurtarit, të cilët fituan me rezultat bindës, 4:1.
Dilemën e fituesit kuqezinjtë e mbyllën qysh në pjesën e parë kur realizuan katër gola, nëpërmjet Enver Prapashticës, Ismet Munishit, Naim Kodraliut dhe Orhan Krasniqit.
Ndërkaq, golin e vetëm për veteranët e Prishtinës e realizoi Eroll Salihu, në pjesën e dytë nga penalltia.
Pas ndeshjes si zakonisht u organizua edhe një koktej, ku të pranishmit evokuan kujtime nga e kaluara e futbollit të Kosovës, derisa presidenti Ademi edhe një herë falënderoi të gjitha gjeneratat e futbollistëve të kohës së rezistencës, duke i vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në mbajtjen gjallë të futbollit në kushtet e okupimit. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...