Edi Reja i ka ndryshuar komplet fytyrën kombëtares në krahasim me atë të trajnerit të mëparshëm Kristian Panuçi.
Kur erdhi në fillim ishim me tri pikë, dhe tashmë jemi me 12 dhe me një kombëtare që në çdo takim synon fitoren.
E vetmja sfidë super negative e tij deri më tani ka qenë ajo me Francën, që fundja është kampionia e botës në fuqi.
Në gjashtë ndeshje të luajtura kemi fituar 3 dhe kemi humbur po 3, duke shtuar që me Islandën dhe Turqinë nga ndeshjet që janë parë në fushë rezultati duhej të ishte ndrysh.
Ndeshjet e radhës janë ajo me Andorrën dhe Francën, të dy ndeshjet i kemi brenda fushës tonë.
Në rast se në njërën nga këto ndeshje arrijmë që të sigurojmë tre pikë (Me Andorën thuajse e sigurt) atëherë Edi Reja do të futej në histori të Shqipërisë, pasi në asnjë eliminatore ne nuk kemi mundur që të grumbullojmë 15 pikë.
Deri më tani rekordi për pikë të grumbulluara është 14 dhe kemi arritur në eliminatoret për Euro 2016, në të cilën edhe u kualifikuam për herë të parë në një kompeticion madhor.
Pastaj kemi arritur 13 pikë në dy raste, në eliminatoret e Euro 2006 ku në grup kishim Greqinë që e mposhtën me rezultatin 2-1, direkt pas fitores së Euro 2004 dhe trajner ishte Hans Peter Brigel.
Gjithashtu 13 pikë kishim edhe në eliminatoret e fundit për Botërorin Rusi 2018, ku e mbyllëm në vend të tretë.
Por sa pikë kemi pasur në të gjitha eliminatoret ndër vite?
Botëror:
1930-1962, nuk kemi marrë pjesë në eliminatore.
1966, e mbyllim në vend të fundit me një pikë.
1970, nuk lejohemi të marrim pjesë
1974, vendi i katër (i fundit) 2 pikë (1 fitore)
1978, nuk marrim pjesë
1982, vendi i katërt nga 5 ekipe, 2 pikë.
1986, vendi i tretë nga 4 ekipe, 4 pikë
1990, vendi i fundit, 0pikë
1994, vendi i fundit nga shtatë ekipe, 4 pikë
1998, vendi i fundit nga 6 ekipe, 4 pikë
2002, vendi i fundit nga pesë ekipe, 3 pikë
2006, vendi i pestë nga shtatë ekipe, 13 pikë
2010, vendi i pestë nga gjashtë ekipe, 7 pikë
2014, vendi i pestë nga 6 ekipe, 11 pikë
2018, vendi i tretë nga 6 ekipe, 13 pikë
Europiani:
1960, nuk marrim pjesë
Europiani 1964, kualifikohemi në fazën e parë pas Greqia nuk merr pjesë, eliminohemi në të dytën pasi na mposht Danimarka me rezultatin e përgjithshëm 4-1, në Danimarkë humbasim 4-0, fitojmë në shtëpi 1-0.
1968, vendi i tretë nga 3 ekipe, 1 pikë
1972, vendi i katërt nga 4, 3 pikë
1976, 1980 nuk marrim pjesë
1984, vendi i pestë nga 5 ekipe, 2 pikë
1988, vendi i katër nga 4 ekipe, 0 pikë
1992, vendi i pestë nga 5 ekipe, 2 pikë
1996, vendi i gjashtë nga 6 ekipe, 8 pikë
2000, vendi i pestë nga 6 ekipe, 5 pikë
2004, vendi i katërt nga 5 ekipe, 8 pikë
2008, vendi i pestë nga 7 ekipe, 11 pikë
2012,vendi i pestë nga 6 ekipe, 9 pikë
2016, vendi i dytë nga 5 ekipe 14 pikë, kualifikimi i parë në histori në një kompeticion madhor siç është Europiani apo Botërori.
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë