Google ADS

Vetëm tre nga nëntë trupat e viktimave janë gjetur deri më tani në aksidentin ku humbi jetën Bryant

19:22 | 28 Janar 2020
Arbresh.info

Mijëra njerëz në botë po vazhdojnë të vajtojnë për vdekjen e Kobe Bryant, teksa ekipet e ekspertëve shumë ngadalë po përparojnë në hetimin e aksidentit të helikopterit që i mori jetën legjendës së basketbollit, vajzës së tij Gianna dhe shtatë njerëzve të tjerë.

Sipas Los Angeles Times, tre trupa janë gjetur ditën e dielë, por nuk dha detaje për hetimin e zhvilluar ditën e hënë, ku besohet se edhe gjashtë trupa të tjerë janë ende në kodrën ku u rrëzua helikopteri.

Zona në fjalë, e vendosur në një kodër, është shumë e ndërlikuar, gjë e cila po pengon dhe po bën edhe më delikat procesin e hetimin dhe gjetjes së mbetjeve të viktimave.

Autoritetet ende nuk kanë treguar shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit ku udhëtonte Bryant, por besohet se mjegulla e dendur, të ketë qenë shkaku kryesor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme