Vetëm tre lojtarë të Real Madridit i kanë dërguar mesazh Julen Lopeteguit pas shkarkimit

22:02 | 30 Tetor 2018
Arbresh Info

Deri në mbrëmjen e sotme (e martë), vetëm tre lojtarë të Real Madridit kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjete sociale për t’i dërguar mesazh ish trajnerit Julen Lopetegui.

Gjiganti spanjoll lëshoi një deklaratë mbrëmjen e së hënë duke konfirmuar shkarkimin e strategut të tyre, vetëm disa muaj pasi mori detyrën në klub për sezonin e ri, transmeton portali arbresh.info.

Rezultatet e dobëta të cilave iu kulmoi poshtërimi tronditës nga Barcelona në El Clasico të dielën bënë që regjimit të Lopeteguit t’i vije fundi dhe duket se shumica e ish lojtarëve të tij nuk e kanë për nxitim të përshëndetin atë, të paktën në syrin e publikut.

Ashtu siç është parë në raste të panumërta te klubet e tjera ku yjet e tyre kanë reaguar ndaj lajmit për ndryshimin e trajnerit duke i uruar vetëm të mira ish trajnerit të tyre, kështu pritej edhe që yjet e Real Madridit t’i përgjigjeshin njëjtë.

Megjithatë, është e qartë se ata ose kanë çështje të tjera për tu marrë ose nuk e kanë për nxitim t’i adresohen largimit të Lopeteguit ose ndoshta ata besojnë se aktualisht nuk është koha e duhur ende dhe janë duke i lejuar lajmeve që të qetësohen para se të reagojnë, transmeton portali arbresh.info.

Përndryshe, kjo ka nxitur pyetje se sa i afërt ka qenë ish trajneri i Spanjës me lojtarët, pasi dukej qartë se ai nuk mund të nxirrte formën e tyre më të mirë në baza ditore.

Ndoshta një tjetër faktor është që Madridi do të luaj mbrëmjen e së mërkurës kundër Melillas në kuadër të Kupës së Mbretit dhe prandaj fokusin e kanë kthyer në atë lojë për të fituar me trajnerin e përkohshëm Santiago Solari.

Sidoqoftë, vetëm Toni Kroos, Dani Ceballos dhe Marinano kanë pasur kohë për t’i dërguar mesazhe Lopeteguit dhe më poshtë mund t’i shikoni reagimet e tyre./arbresh.info/

https://twitter.com/ToniKroos/status/1057314572426797062

https://twitter.com/marianodiaz7/status/1057224889369804801

https://twitter.com/DaniCeballos46/status/1057325388123254786

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme