Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit pas përfundimit të kontratës me gjigantin francez.
Shumë skuadra janë alarmuar për transferimin e Mbappes me parametra zero, por duket se favoriti kryesor është Real Madridi.
Vet sulmuesi francez ka shprehur gjithmonë dëshirën që një ditë të luaj në Santiago Bernabeu, derisa tani Marca ka zbuluar edhe tetë fjalët që i ka thënë ai Florentino Perezit.
“Unë thjesht dua të luaj në Real Madrid”, i ka thënë Kylian Mbappe Florentino Perez, sipas Marca .
Mbappe e ka informuar tashmë PSG-në për qëllimin e tij për t’u larguar dhe gjithashtu thuhet se u ka thënë shokëve të skuadrës për vendimin e tij.
Real Madridi ka qenë prej kohësh i lidhur me Mbappe dhe duket se ata do ta marrin atë tani. Është edhe më e rëndësishme që lojtari të shpreh hapur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Madridin.
Los Blancos janë favoriti kryesor, por duhet të kenë kujdes pasi edhe skuadrat angleze janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë marramendëse Mbappes për ta bindur të transferohet në Ligën Premier. /Telegrafi/
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...