Vetëm një skuadër në Evropë ka më shumë minuta pa shënuar se Real Madridi

21:45 | 9 Tetor 2018
Arbresh Info

Sa i përket ndeshjeve pa shënuar asnjë gol, Real Madridi është në një gjendje shumë të keqe por ekziston vetëm një skuadër në top pesë ligat më të mëdha evropiane që ka shkuar edhe më gjatë pa shënuar.

Gjiganti spanjoll ka kaluar 409 minuta që nga goli i tyre i fundit i shënuar nga Marco Asensio në fitoren 1 me 0 ndaj Espanyolit, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi ka humbur 3 me 0 në Sevilla, ka barazuar 0 me 0 ndaj Atleticos dhe më pas u mposhtën 1 me 0 nga CSKA Moscow dhe Alaves.

Por, skuadra franceze Dijon FCO ka qenë edhe më e tmerrshme së fundmi. Ata kanë kaluar 437 minuta pa shënuar asnjë gol.

Pas nisën sezonin me tri fitore radhazi, Dijoni ka marrë vetëm një pikë nga gjashtë ndeshjet e tyre të tjera.

Ata dështuan për të gjetur portën në tri takimet e fundit – kundër Lyonit, Strasbourgut dhe Amines – duke përfunduar në zonën e dëbimit në Liga 1./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme