Spanja do të luaj finalen e madhe të Evropianit ndaj Anglisë sonte me fillim nga ora 21:00 në Berlin.
“La Roja” është tri herë fituese e Kampionatit Evropian, në vitet 1964, 2008 dhe 2012, shkruan Arbresh.info.
Janë bërë 12 vite që nga hera e fundit kur spanjollët u shpallën kampion për herë të fundit.
Në atëbotë Spanja mposhti bindshëm në finale Italinë me rezultat 4-0.
Por që nga ajo kohë kjo kombëtare ka pësuar një revolucion të madh në skuadër dhe janë ndërruar disa gjenerata.
Jesus Navas është futbollisti më i vjetër tek kombëtarja e Spanjës në këtë grumbullim është dhe gjithashtu është lojtari i vetëm që ka qenë pjesëmarrës në atë triumf mirëpo në finale nuk ka luajtur asnjë minutë.
Po ashtu si startues ka qenë edhe ndaj Francës në gjysmëfinale ku luajti si mbrojtës i djathtë në vend të Carvajalit të suspenduar dhe ka hyrë nga banka rezervë ndaj Gjeorgjisë.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit për Navasin në karrierë për kombëtare pasi ai ka paralajmëruar se do të pensionohet pas kësaj finale.
Navas është 38 vjeçar dhe është anëtar i skuadrës së Sevillas që nga viti 2017./Arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK