“Vetëm N’Golo Kante mund ta ndal Lionel Messin”

16:46 | 20 Shkurt 2018
Arbresh Info

Frank Lampard e ka vlerësuar N’Golo Kanten si lojtarin e vetëm te Chelsea që mund të ndal superyllin Lionel Messi.

Sulmuesi i Barcelonës ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 20 gola brenda 24 ndeshjeve në La Liga, ndërkohë që vazhdon të vlerësuar si lojtari më i mirë në botë nga Antonio Conte, trajneri i “Bluve”, transmeton portali arbresh.info.

Ikona e Chelseat, Lampard beson se Kante është i “vetmi” që mund të ndal Messin në Stamford Bridge për të mos pësuar ndonjë gol.

“Kushdo që është afër tij duhet të marrë përgjegjësi për atë hapësirë sepse në momentin që ju e lejoi atë të ngre kokën lartë dhe të vrapoj i lirë tek ju, ju nuk mund t’i afroheni. E them këtë nga eksperienca”, ka thënë fillimisht Lampard.

“Do të jetë një periudhë ku ju vetëm do të mbroheni. Problemi është që të qenurit në shtëpi do t’i jap atyre presion pasi njerëzit dëshiron të shohin Chelsean duke shkuar më shumë tek pjesa e tyre. Por, lojtarët e tyre janë të mirë, ju duhet t’i ruani dhe mos t’i krijoni hapësirë aty ku ata mund me të vërtetë t’iu lëndojnë”

“Është një linjë e mirë për Chelsean. Ata duhet të qëndrojnë prapa por në të njëjtën kohë edhe t’i krijojnë presion atij në mënyrë që të mos ndihet i relaksuar me topin”

“Te kjo çështje mendoj që N’Golo Kante do të jetë kryesori. Ai është njëri në mesfushën e Chelseat me aftësitë që duhen sepse ai është shumë i shpejtë për t’i ndalur”

“Por, është e rëndësishme që të gjithë 11 lojtarët t’i krijojnë presion kundërshtarëve, duke filluar nga ata që gjenden në krye të fushës”

Chelsea nis ndeshjen kundër Barcelonës pas vetëm katër ndeshjeve të fituara brenda të gjitha kompeticionet deri tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme