Lionel Messi vazhdoi me formën e tij të mirë në Evropë duke realizuar golin e parë në fitoren e rastësishme të Barcelonës ndaj PSV Eindhoven dhe tani ai ka mbledhur gjashtë gola nga tri ndeshje, ndërsa në përgjithësi në Ligë të Kampionëve ka shënuar 106.
Ai ka më shumë gola për një klub të vetëm më shumë se çdo lojtarë tjetër duke kaluar me 105 gola edhe Cristiano Ronaldon që ka shënuar për Real Madridit, por ai vazhdon ende të jetë pas yllit portugez në përgjithësi me 15 gola, për shkak se ai ka realizuar 15 për Manchester United dhe një për Juventusin në këtë kompeticion, transmeton portali arbresh.info.
Forma e mirë e Messit që është arritur derisa vazhdon të jetë i rrethuar nga rivalët do të thotë se ai tani ka barazuar shifrën prej 565 golave të realizuara nga Gerd Muller me fanellë të Bayern Munichut dhe vetëm Pele për Santos me 643 gola tani qëndron para tij.
Argjentinasi tani ka nevojë të shënojë edhe 78 gola më shumë për Barcelonën për të arritur shifrën totale nga PSG që është dukshëm e mundshme duke konsideruar formën e tij para portës tani.
Pas ndeshjes ndaj PSV-së, e cila bëri që Barcelona të përfundoj në krye të grupit të tyre, Messi foli për shtyp dhe shfaqi pakënaqësi me performancën e tyre.
“Ne kemi humbur topin disa herë me lehtësi duke i lejuar atyre të sulmojnë lehtë dhe ata kishin shumë shanse”, tha Messi./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...