Vetëm katër ditë trajner i klubit, tifozët e detyrojnë trajnerin legjendar të jap dorëheqje

17:28 | 27 Korrik 2020
Arbresh.info

Vetëm katër ditë më parë, trajneri legjendar romun Mircea Lucescu, arriti marrëveshje për drejtimin e skuadrës ukrainase, Dinamo Kiev.

Sot, marrëveshja është prishur, dhe trajneri Lucescu ka njoftuar se bashkëpunimi nuk është i mundshëm.

Arsyeja kryesore qëndron te e kaluara e trajneri Lucescu, i cili ka qenë pjesë e Shakhtar për 12 vite, diçka që tifozët e Kiev nuk anë mundur ta pranojnë.

“Më vjen keq që hoqa dorë nga bashkëpunimi i mundshëm me Dinamon. Falënderoj familjen Surkis për besimin e treguar, por është e pamundur të punojë në një atmosferë të urrejtjes dhe armiqësisë së tifozëve, përkrahja e të cilëve na duhet”,

Lusescu ka fituar tetë tituj të kampionit me Shakhtarin, pa harruar që në vitin 2009 ka fituar edhe Kupën e UEFA-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme