Nëse nuk je kapiteni duhet të bësh kujdes për të mos i folur arbitrit. Linja e re e komunikimit të UEFA-s e adaptuar gjatë Europianit që nga viti i ardhshëm, do të shtrihet edhe në turnetë e tjerë të UEFA-s , vetëm kapitenët do të mund të diskutojnë me drejtuesin e garës, lojtarët e tjerë do të marrin menjëherë kartonin e verdhë.
Ky rregull do të aplikohet në të gjitha manifestimet e tjera. Me Europianin në zhvillim e sipër duket se rregulli ka përmirësuar raportin mes arbitrave dhe lojtarëve. Gjithçka për të inkurajuar besimin reciprok mes drejtuesit të garës dhe futbollistit. Një progres për sistemin e futbollit, që duhet të kultivojë vlera si fair play. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm ky tip komunikimi do të shtrihet edhe në turnetë e tjerë si Champions League, Europa League, Conference League dhe Superkupa e Europës në program në 14 gusht në Varshavë mes Atalantës dhe Realit të Madridit.
Deri në këtë pikë të Europianit, mund të thuhet se kjo metodë ka lehtësuar komunikimin mes arbitrit dhe skuadrave. I kanë shpjeguar kapitenëve vendimet kyç, përdorimin e Var, kriterin për kartonët, arsyet e një vendimi të veçantë. Gjithçka në një dialog ballë për ballë. Vetëm ata që kanë shiritin janë të autorizuar të flasin me drejtuesin e garës. Kapitenët në këtë mënyrë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe ti kërkojnë lojtarëve të mos rrethojnë arbitrin kur merr një vendim.
Në rastet kur kapiteni është portier, dhe për këtë arsye shpesh nuk është pranë aksionit apo arbitrit, mund të autorizojë një lojtar tjetër të flasë me arbitrin për të marrë shpjegimit, pasi rregulli është i hekurt dhe kush nuk e respekton dënohet me kartonin e verdhë./ss
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri