Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me Valencian

22:07 | 7 Janar 2025
D.H

Vinicius Junior është ndëshkuar me karton të kuq pasi goditi portierin e Valencias në kokë, pas një provokimi që mori nga vet ai.

Braziliani kishte protestuar ashpër madje në një moment iu vërsul edhe gjyqtarit kryesor, mirëpo u ndalua nga bashkëlojtarët dhe stafi i “Los Blancos”, shkruan Arbresh.info.

Ditëve të fundit është komentuar shumë ky vendim dhe u parashikua për ta dënuar ashpër yllin brazilian.

Mirëpo vendimi zyrtar për dënimin e Viniciusit është të suspendohet vetëm për dy ndeshjet e radhës në La Liga.

Ai do të jetë i gatshëm për turneun e Superkupës së Spanjës që nis nesër, pasi u spekulua se mund të mungojë edhe në këtë kompeticion për këtë arsye.

Lojërat që do t’i humb, 24-vjeçari janë ndaj Las Palmasit në shtëpi dhe Real Valladolidit në udhëtim.

Vini në La Liga do të rikthehet të luaj tek në muajin shkurt kur kampioni në fuqi i Spanjës udhëton tek Espanyoli.

Teksa ndeshja e radhës e “mbretërve” është të enjten ndaj Mallorcas në kuadër të Superkupës së Spanjës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme