Shpallja e Dritës kampione dhe ngritja e nivelit në të gjitha aspektet, ka bërë që bardhekaltërit të jenë një opsion i pëlqyeshëm edhe për futbollistët e rivalit lokal, Gjilanit.
Drita vetëm brenda këtij afati kalimtar ka transferuar katër “skiftera” në ekip, përcjellë Gazeta Olle.
Sigurisht, këtu ka ndikuar edhe gjumi i thellë i kryesisë bardhekuqe, që as këtë vit nuk ka punuar aq sa për të synuar objektiva madhorë.
Fillimisht ata e morën sulmuesin Betim Haxhimusa, për të cilin u krijua një debat i madh në internet, por ferizajasi shpejtë e gjeti qetësinë.
Më pas, kampioni kosovar arriti marrëveshje edhe me Zgjim Mustafën, që po ashtu luajti për Gjilanin edicionin e kaluar.
Goditja e radhës ishte Arbër Shala, i cili në fakt kishte luajtur para dy vitesh te Gjilani.
“I kuqi” i katërt që iu bashkua Dritës ishte Filonit Shaqiri.
Mesfushori dje u prezantua si futbollist i Dritës, duke premtuar maksimumin për fanellën e klubit të ri.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...