3 qershori është data ku tifozët e Real Madridit dhe Juventusit do të mblidhen në Cardiff për finalen e Ligës së Kampionëve, ku tribunat pritet të jenë të stërmbushura pasi të dy klubeve i janë dhuruar nga vetëm 18 mijë tiketa për secilin.
Rreth 5.500 tashmë janë shitur në internet dhe pjesa tjetër e mbetur do të jetë për sponsorët, UEFA-në, federatat dhe skuadrat pjesëmarrëse në këtë kompeticion, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Zbulohet pse Fernando Torres ishte i zemëruar me Cristiano Ronaldon (FOTO/VIDEO)
Stadiumit që i përket skuadrës ragbi të Uellsit tashmë i është reduktuar kapaciteti në 64.000 për shkak të sigurisë.
Një takim ndërmjet zyrtarëve të skuadrave, UEFA-së dhe autoriteteve lokale pritet të zhvillohet sonte (e enjte) për të diskutuar rreth detajeve të eventit, ku Juventusi tashmë është i përcaktuar si ekipi nikoqir.
Çmimi më i shtrenjtë i biletave prek shifrën prej 449 eurove, ndërsa më i liri është vetëm 69 euro./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...