Veseli: Vokrri e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq

12:37 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta.

Veseli bëri homazhe tek varri i Vorrit se bashku me djalin e të ndjerit, Gramozin, shkruan portali arbresh.info.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Vokrrin për punën e palodhshme që ka bërë.

“Guxoi të ëndërronte dhe nuk dështoi ta bënte realitet. Sot, në dy vjetorin e vdekjes e kujtojmë legjenden e futbollit, Fadil Vokrri.

Bashkë me Gramozin dhe bashkëshorten e Fadilit dhe miq të tjerë, bëmë homazhe tek varri i tij.

Ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës.

Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit dhe ne i jemi falënderues sot e përgjithmonë. Ëndrra vazhdon për kualifikim në Euro 2020”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/pcb.1610982905743576/1610982735743593/?type=3&theater

Fadil Vokrri vdiq nga një sulm në zemër në vitin 2018 në moshën 57-vjeçare./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme