Veseli vlerësohet në derbi

12:11 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Frederik Veseli dhe Empoli i tij kanë marrë një fitore tejet të vlefshme në derbin toskan.

Firoentina është ndalur në shtëpi pasi ka humbur 1-2 nga Empoli në një ndeshje ku shkëlqeu Frederik Veseli.

Mbrojtësi shqiptar ka marrë notë të lartë nga portali ‘Eurosport’, i cili e vlerësoi për paraqitjen e tij.

“Ka provuar të ndalë kundërshtarët në të gjitha mënyrat dhe nganjëherë është treguar edhe agresiv”.

“Gjithsesi ishte një ndihmesë e madhe për mbrojtjen e Empolit që mori një fitore të madhe duke ndalur Tellon”, shkroi Eurosport për Veselin.

Pas kësaj fitore, Empoli mbetet në pozitën e 17-të me 26 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme