Aventura në Francë te Le Mans zgjati shumë pak për Frederic Veselin i cili për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk luan që prej muajit mars kur u ndërpre sezoni futbollistik në Francë.
Në sezonin e ri, mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të ndërrojë sërish skuadër pasi ka firmosur deri në vitin 2022 për Salernitanën.
Veseli largohet kështu përfundimisht nga Empoli me të cilët kishte edhe një vit kontratë për t’u transferuar te skuadra e Fabrizio Castorit që në sezonin e fundit të Serie B, u rendit në vendon e 10-të duke mos mundur dot të kualifikohet në play-off.
Në 1 shtator kur hapet edhe merkato, Veseli do të bashkohet me skuadrën e tij të re.
Një eksperiencë e re në Itali për 27-vjeçarin kuqezi i cili synon të rifitojë formën optimale për t’u grumbulluar rregullisht edhe në kombëtaren shqiptare.
Flick: Do të luftojmë për ta fituar La Ligën, do të japim gj...
Eskalon Xumi, shanë me fjalë banale Gjestin
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...