Agjenti i Marco Verrattit insiston se mesfushori italian nuk do të largohet nga Paris Saint Germain këtë verë pasi pretendon se “shitja e tij do të thotë gjithashtu mbyllje e një projekti”.
Verratti ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim nga Juventusi dhe Barcelona pas një tjetër sezoni të dështuar te PSG në Ligë të Kampionëve, por Donato Di Campli ka bërë të qartë se asnjë ofertë nuk mund të bëjë gjigantin francez të shitet, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: “Raketa” nga Shaqiri në garë për çmimin “Goli i Muajit” (VIDEO)
“Ai ka një kontratë deri më 2021, ai dëshiron të fitoj dhe nuk do të largohet nga Parisi gjatë verës”, tha reprezentuesi i tij për ‘Le Parisien’.
“A varet kjo nga oferta që ai pranon? Jo, nuk mendoj që PSG dëshiron që ai të largohet”
“Ne gjithmonë e themi të njëjtën gjë. Shitja e tij do të thotë mbyllje e një projekti. Ky do të jetë një sinjal i qartë”, përfundoi ai./arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...