Hellas Verona ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-2 ndaj Romës, në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Gjithçka nisi më mirë për vendasit kur në minutën e 13-të, Tengestedt realizoi për 1-0, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, romakët barazuan 15 minuta më vonë me anë të Soules.
Por barazimi nuk zgjati shumë, pasi Verona riktheu sërish epërsinë në favor të saj me një gol nga Mangani.
Futbollisti ukrainas, Artem Dovyk barazoi përsëri rezultatin në minutën e 53-të.
Ndërkohë dy minuta para fundit, vendasit për të tretën herë në këtë ndeshje dolën në epërsi me realizator kësaj radhe, Harroui.
Ky gol i tij doli të ishte edhe i fitores për skuadrën e tij pasi deri në fund nuk pati gola dhe Verona arkëtoi tre pikë.
Në minutën e pestë të kohës shtesë me karton të kuq u ndëshkua futbollisti vendas, Rocha Livramento.
Pas 11 xhirosh në Serie A, Verona ka 12 pikë dhe ndodhen në pozitën e 12-të, kurse një vend më lartë në pozicion është Roma me një pikë më shumë./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...