Arthur Vermeeren është bërë objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e mesfushës.
Mesfushori i talentuar belg ka dy vite që shkëlqen me Royal Antrwerp dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.
Megjithatë Barcelona është një hap para për të siguruar shërbimet e talentit belg, pasi tanimë është takuar me drejtuesit e Antwerpit.
18-vjeçari po shkëlqen edhe këtë edicion ku në 15 ndeshjet e para ka realizuar një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco e pëlqen shumë futbollistin dhe ashtu edhe trajneri Xavi.
Barcelona është e gatshme të ofrojë 20 milionë euro për transferimin e belgut të ri.
Gjiganti katalunas pritet të zhvillojë bisedime të reja me drejtuesit e Antwerp në momentin që do të takohen për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, pasi dëshira e lojtarit është të transferohet te Barça. /Telegrafi/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...