Thomas Vermaelen gjatë një interviste për mediat spanjolle ka shprehur pakënaqësinë e tij për situatën që po kalon te Barcelona.
Mbrojtësi, i cili gjatë këtij sezoni është aktivizuar vetëm një herë nga trajneri Valverde në “Kupën e Mbretit”, deklaroi se nuk mund ta pranojë këtë situatë.
Ai theksoi se kishte vendosur të qëndronte duke menduar se kjo do të ishte pozitive për të, por duke parë situatën aktuale ai theksoi se asgjë nuk po shkon siç duhet, duke lënë të hapur një mundësi largimi gjatë janarit.
“Në verë mendova se do ishte diçka pozitive po të qëndroja te Barcelona, por duke e parë si është situata ime këtu, e shikoj që gjërat realisht janë ndryshe”, ka thënë Vermealen.
Me shumë mundësi belgu do të largohet nga Barça gjatë janarit.
Për atë ka shfaqur interesim Interi, por klubi italian e dëshiron vetëm në formë të huazimit.
Vlen të theksohet se ish-mbrojtësi i Arsenalit në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Roma, por nuk tregoi ndonjë për t’u vlerësua. /SS/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...