Google ADS

Veprimi i vetëm për të cilin Messi pendohet se e bëri gjatë rrugëtimit triumfues në Kupën e Botës

11:12 | 1 Shkurt 2023
K.B

Lionel Messi ka folur hapur për një nga pendesat e tij më të mëdha gjatë triumfit të Argjentinës në Kampionatin Botëror në Katar.

Ylli 35-vjeçar udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në turne, i pari që nga viti 1986 – me Argjentinën që mundi Francën në një fitore emocionuese përmes penalltive.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili ka përjashtuar mundësinë e daljes në pension nga ndeshjet ndërkombëtare, shënoi shtatë herë dhe regjistroi tre asistime në Botëror.

Gjatë ndeshjes çerekfinale të Argjentinës me Holandën, Nahuel Molina shënoi golin e parë, përpara se Messi të dyfishonte epërsinë e tyre nga penalltia në pjesën e dytë.

Messi u pa duke vënë duart te veshët ndërsa qëndronte përballë ish-trajnerit të Holandës, Louis van Gaal, pasi ai shënoi për Argjentinën.

Sulmuesi i Manchester United, Wout Weghorst, i cili është i huazuar nga Burnley, doli nga stoli dhe shënoi një dygolësh mahnitës në pjesën e dytë për Holandën.

Megjithatë, Argjentina e eliminoi Holandën nga Kampionati Botëror me një fitore 4-3 në penallti, me tensionet që filluan pas ndeshjes çerekfinale.

Messi kishte ca fjalë për Weghorst gjatë intervistës së tij pas ndeshjes dhe ofendoi furishëm anëtari e Djajve të Kuq.

Megjithatë, Messi u pendua për veprimet e tij gjatë fitores ndaj Holandës në stadiumin Lusail dhe këmbënguli se kishte shumë “tension” dhe “nerva” në atë kohë.

“Nuk më pëlqen ajo që bëra, nuk më pëlqen ajo që ndodhi më pas”, deklaroi ai.

“Këto janë momente me shumë tension, shumë nerva. Është shumë e shpejtë dhe njerëzit reagojnë ashtu siç reagojnë. Asgjë nuk ishte planifikuar, thjesht ndodhi”.

Duke folur për incidentin e tij me Weghorst, Messi shtoi: “Unë reagova në atë mënyrë. Kishte pasur shumë gjëra me këtë lojtar, momente tensioni si këto… Unë isha në zonën mikse, sapo kishte ndodhur”.

“Nuk më pëlqen ta lë atë imazh, por këto gjëra ndodhin”, vazhdoi argjentinasi. /telegraf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme