Google ADS

Veprimi i Schmeichel për Eriksen është për t’u përshëndetur

09:30 | 29 Mars 2022
A. B.

Çdo ndeshje për Christian Eriksen është një sinjal se ai ka rilinduar.

Brentford i dha atij një shans të dytë, duke e afruar në klub, ndërsa klubi anglez i mundësoi të fitonte sërish Kombëtaren e Danimarkës.

Nga Parken në Parken, Danimarka do të luajë nesër ndaj Serbisë, një ndeshje miqësore që Eriksen pritet të jetë në formacion.

“Do të jetë e veçantë sepse nuk kam qenë në Parken që nga ajo ditë”, pohoi ai në konferencën për shtyp, duke shtuar se tani po shikon përpara.

“Christian do të jetë kapiten nesër: para se të filloja të mendoja për këtë, ishte Kasper Schmeichel që erdhi tek unë dhe e propozoi atë”, shpjegoi trajneri.

Portieri i Leicesterit do t’i japë shiritin e kapitenit Eriksen, për të lënë përgjithmonë të shkuarën pas duke goditur topin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme