Veprimi i fundit i Messit pothuajse konfirmon largimin

19:48 | 29 Gusht 2020
Arbresh.info

Lionel Messi duket të jetë shumë larg Barcelonës.

Pas shumë problemeve që pati me klubin katanalas, veprimi i tij i fundit pothuajse konfirmon që ai nuk do të jetë pjesë e tyre për sezonin e ri.

Ylli argjentinas i ka kumtuar klubit se nuk do të marrë pjesë në testet PCR, në fillim të stërvitjeve para-sezonale, raporton e besueshmja RAC1, shkruan Lajmi.net

Ky është një indikacion tepër i madh që 33-vjeçari po i thotë lamtumirë klubi ku u rrit dhe u bë një nga lojtarët më të mirë të lojës së futbollit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme