Trajneri i kombëtares italiane, Gian Piero Ventura, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë u shpreh se dëshiron që ky takim të kthehet në festë.
A është Italia në gjendjen e duhur shpirtërore për ta përballuar këtë ndeshje?
Është një ndeshje ku ne nuk duhet t’i tregojmë publiktu tonë se sa vlejmë. Lojtarët duhet t’i tregojnë vetes së tyre se sa vlejnë. Deri tani kemi hasur në vështirësi ndoshta edhe të paparashikuara, por ja që vjen një moment kur duhet të rikthehesh të bësh punën siç duhet. Ne na duhet të rigjejmë shpirtin e duhur për të luftuar.
Ish-presidenti Kairo ka thënë se Ventura duhet të kthejë të bëjë Venturën…
Nuk e di se çfarë ka thënë sepse nuk e kam lexuar shtypin. Unë jam i kënaqur për rrugëtimin tonë, ku padyshim ka pasur vend për përmirësim.
Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme ku përballë do të keni Panuccin
Është hera e parë që Italia luan në Shqipëri dhe duke pasur këtë element historik do të donim të gjithë të shndërrohej në një festë. Ne gjithsesi do të përpiqemi që të marrim pikë. 50 për qind kemi ardhur për të marrë pikë, ndërsa 50 për qind për të bërë një hap përpara. Ne kemi objektiva të mëdha dhe duam pikë sepse duam të jemi kokë grupi në play-off. Sa i përket Panuçit, ai është edhe mik i Bufonit… (qesh).
A do të donit ta kishit shmangur duelin me Panuçin dhe me Shqipërinë në këtë moment kur juve ju duhen pikët për të qenë kokë grupi në play-off?
Nëse nuk do të ishte Panuçi do të ishte De Biazi. Italianë janë gjithsesi… Shpresoj të jetë një ndeshje e pëlqyeshme.
A keni probleme në ekip?
Kur e mora unë skuadrën ishte një kombëtare pak e avancuar në moshë. Na duhej një ndryshim brezash, por jo duke larguar kolona si Bufon, Barzalji apo De Rosi. Çfarë paguajmë sot për eksperimentet që po bëjmë, do të na kthehet nesër në një burim force dhe në garanci për të ardhmen.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës