Google ADS

Vendoset kur do të luhet derbi Milan – Inter

20:57 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Liga Italiane e Futbollit është mbledhur sot për të vendosur mbi datën e rikuperimit të javës së 27 të Serisë A, e shtyrë dje pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Kështu, u vendos që takimet e shtyra dje, të luhen një muaj më vonë, konkretisht më 3 dhe 4 prill. Gjithsesi ende pezull ka mbetur derbi Milan-Inter, që varet nga ecuria e kuqezinjve në Europa League.

Kështu, nëse skuadra e Gattusos eliminon Arsenalin, atëherë derbi nuk do të zhvillohet mesjavën e 3 dhe 4 prillit, pasi kuqezinjtë do të jenë të impenjuar në çerekfinalet e Europa Leagues.

Vetëm nëse Milani përfundon jashtë kompeticionit, derbi do të rikuperohet në këtë datë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme