Finalja e Ligës së Kampionëve do luhet në Stamboll.
Stambolli nuk ka hequr dorë nga dëshira për të zhvilluar finalen e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni dhe këtë e ka konfirmuar ministri i sporteve i Turqisë, Mehmet Kasapoglu, në një kohë që UEFA kishte nisur të shikonte opsione të tjera për selinë e veprimtarisë pas emergjencës së koronavirusit.
Finalja ishte parashikuar fillimisht të luhej më 30 maj në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, dhe qeveria e futbollit europian do të vendosë përfundimisht për selinë që do të mirëpresë eventin më të rëndësishëm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv më 17 dhe 18 qershor.
Prej ditësh qarkullojnë emrat e Lisbonës, Frankfurtit apo Madridit si seli të mundshme.
“Nuk kam asnjë dyshim që finalja do të zhvillohet në Turqi dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi të bindur se më 17 qershor do të marrim lajme të mira.” u shpreh ai për televizionin TRT Sport.
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...