Google ADS

Vendoset e ardhmja e Mario Balotellit

09:04 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli, nuk do të largohet nga skuadra franceze sipas presidentit të klubit Jean Pierre Rivere.

Ai ka deklaruar se italiani është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

“Është e pamundur që Mario Balotelli të largohet. Ne nuk kemi asnjë ofertë të rëndësishme. Balotelli është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe do ta respektojë kontratën me klubin për një vit”, ka thënë i pari i Nices.

Balotelli në Nice ka treguar lojëra shumë të mira në këtë kampionat. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme