Ergys Kaçe do të mbrojë ngjyrat e Panathinaikosit edhe për sezonin e ardhshëm. Mesfushori nga Korça ka firmosur kontratën njëvjeçare me klubin athinas, ku u huazua nga Paoku në fillimin e këtij viti dhe luajti 10 ndeshje në gjysmën e dytë të sezonit që u mbyll.
Panathinaikosi arriti akordin me klubin nga Selaniku, për ta mbajtur futbollistin shqiptar në formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të vitit të ardhshëm.
Gjithsesi, Paoku beson te cilësitë e 24-vjeçarit, ndaj ka preferuar që, sido që të shkojnë gjërat, të mbajë gjysmën e kartonit të mesfushorit, duke përcaktuar në kontratën e huazimit se, nëse Panathinaikosi vendos të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të edicionit 2018-2019, duhet të derdhë 500 mijë euro për 50 përqind të kartonit të Kaçes. Paoku do të mbajë pjesën tjetër, transmeton ‘SS’.
Edhe pse shifrat e operacionit nuk janë bërë zyrtare, Kaçe pritet të përfitojë 400 mijë euro në vit në Athinë, ndërkohë që paga e tij do të mbulohet nga të dy klubet, Paoku dhe Panathinaikosi.
Në këtë mënyrë, pasi ka zgjidhur dilemat për të ardhmen, tani mund të fokusohet tërësisht te fusha e blertë dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ku një ndër sfidat e futbollistit në aspektin individual është pa dyshim edhe rikthimi në Kombëtaren Shqiptare.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje