Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tashmë ka marrë vendim për të shitur sulmuesin Gareth Bale këtë verë.
Mediat spanjolle e kanë kritikuar uellsianin për performancën e tij kundër Levantes javën e kaluar dhe refuzimin për të festuar golin e tij nga penaltia me bashkëlojtarët, transmeton portali arbresh.info.
Bashkëlojtari Thibaut Courtois e kritikoi sulmuesin për shkak se nuk mori pjesë në darkë ndërkohë që ish trajneri i Uellsit, John Toshack, pretendoi se Bale ka nevojë për të mësuar gjuhen spanjolle për të “shfaqur respekt” te tifozët.
Karakteri i tij introvert nuk e ka bërë atë të dashur te mediat spanjolle dhe tifozët, të cilët besohen të jenë prapa vendimit për të përshpejtuar largimin.
Bale iu bashkua Madridit nga Tottenhami gjatë verës së vitit 2013 dhe ka fituar katër tituj në Ligë të Kampionëve së bashku me klubin./arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...