Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Getafes me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së shtatë të La Liga.
Ndeshja nisi shumë mirë për Barcelonën të cilët arritën të shënonin që në rastin e parë, kur Roberto Lewandowski gjeti rrjetën për 1-0.
Pjesa e parë nuk është se solli diçka më shumë, me katalanasit që kishin më shumë kontrollin e lojës.
Më të filluar e dyta, vendasit rrezikuan me Lamine Yamal, por pa sukses.
Në minutën e 71-të, Barcelona rrezikoi me Raphinhan dhe Yamal, por të dy nuk arritën të shënonin.
Sërish Lewendowski kishte rast të mirë, por as kësaj radhe nuk ia arriti të shënojë.
Getafe me Carles Perez në minutën e 89-të kërkoi penallti, por gjyqtari nuk mendoi për pikën e bardhë.
Deri në fund nuk kishte gola dhe Barcelona me 21 pikë mbetet në vendin e parë. /Telegrafi/
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër